Mane zbulon se si legjenda e Sengalit e bindi ti kthente shokët në fushë

- Bota Sot

Mane zbulon se si legjenda e Sengalit e bindi ti kthente shokët në fushë

Futbollistët e ekipit kombëtar të Senegalit u bënë kampionë të Afrikës për herë të dytë në histori, pas një fitorjeje 1:0 ndaj Marokut në një nga finalet më dramatike të të gjitha kohërave.

Senegali festoi pas kohës shtesë, megjithatë në fund të rrjedhës së rregullt të lojës, ekipi ishte në prag të largimit nga fusha për shkak të vendimeve të gjyqtarit.

Fillimisht, senegalezëve iu anulua një gol i rregullt, dhe më pas u tërbuan nga vendimi i gjyqtarit për të akorduar një penallti të dyshimtë për Marokun në sekondat e fundit.

Shumë lojtarë më pas lanë fushën me udhëzimin e trajnerit Pape Thiaw dhe u mbyllën në dhomën e zhveshjes, ndërsa pushimi zgjati rreth pesëmbëdhjetë minuta.

Në fund, senegalezët dolën nga dhoma e zhveshjes, Brahim Diaz humbi penalltinë për Marokun dhe në kohën shtesë, Pape Gueye shënoi golin vendimtar, duke i dhënë Senegalit titullin e kampionit të Afrikës.

Legjenda që vendosi rikthimin në fushë

Vendimi për rikthimin e skuadrës në fushë i atribuohet një legjende të futbollit afrikan, El-Hadji Diouf, i cili aktualisht shërben si këshilltar në Federatën Senegaleze të Futbollit. Ai ishte në rreshtin e parë pas stolave të zëvendësuesve gjatë finales.

Gjatë pushimit, Sadio Mane iu afrua Diouf-it, i cili i pëshpëriti disa fjalë në vesh. Fjalët e tij duket se ishin vendimtare, sepse Mane vrapoi menjëherë në dhomën e zhveshjes dhe i udhëhoqi shokët e ekipit përsëri në fushë.

"El Hadji Diouf më thirri nga tribunat dhe na tha të vazhdonim të luanim. Pas kësaj, shkova në dhomën e zhveshjes dhe e thirra ekipin përsëri. Claude la Roy dhe Mamadou Niang më këshilluan gjithashtu të njëjtën gjë", tha Mane pas ndeshjes. /



Lexoni të gjitha në Bota Sot