Nuk dua ti shoh, nuk dua të flas me ta", çfarë tregon qëndrimi i Vuçiqit ndaj eurodeputetëve?

- Bota Sot

Nuk dua ti shoh, nuk dua të flas me ta", çfarë tregon qëndrimi i Vuçiqit ndaj eurodeputetëve?

"Nuk më shkon ndërmend të humbas kohë... Paramendojeni që jam në Serbi, por nuk dua të flas me ta", tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq nga Abu Dhabi së fundmi, për rastin e ardhjes së delegacionit të Parlamentit Evropian në Beograd. Analistët janë të mendimit se ky qëndrim ndaj përfaqësuesve të Bashkimit Evropian tregon se anëtarësimi i Serbisë në BE nuk ka qenë kurrë qëllimi i autoriteteve aktuale në Beograd dhe se në planin afatgjatë mund të ketë pasoja serioze për cilësinë dhe kredibilitetin e marrëdhënieve.

Së shpejti, një delegacion i Parlamentit Evropian do të mbërrijë në Beograd, i cili, sipas njoftimeve, do të pritet nga presidentja e Komisionit për Integrime Evropiane, Elvira Kovaç, dhe Presidentja e Komisionit për Punëve të Jashtme, Marina Ragush. As kryetarja e parlamentit serb, Ana Brnabiç, dhe as presidenti i Shtetit, Aleksandar Vuçiq, nuk do të takohen me eurodeputetët, shkruan N1, transameton KosovaPress.

Brnabiq deklaroi se nuk do të jetë në Serbi. gjatë periudhës kur vijnë anëtarët e Parlamentit Evropian, sepse ajo ka një vizitë të planifikuar në Estoni, të cilën e konsideron "jashtëzakonisht të papërshtatshme për ta anuluar", ndërsa Vuçiq është në Davos.

Megjithatë, nga Abu Dhabi, ku mori pjesë në Javën e Qëndrueshmërisë, presidenti tha se - edhe nëse do të ishte në vend kur ishte planifikuar vizita, nuk do të fliste me anëtarët e Parlamentit Evropian, të cilët i quajti urrejtës të Serbisë.

"Nuk dua të takohem me Piculën, Prebiliçin ose të gjithë ata. Nuk më shkon ndërmend të humbas kohë. Kam shumë më tepër kohë për tu takuar me njerëz të rëndësishëm dhe për të vendosur për fatin e Serbisë me ata që ia duan të mirën Serbisë, jo me ata që ia duan të keqen. Prandaj, nuk dua ti shoh ata." Paramendojeni që jam në Serbi, por nuk dua të flas me ta”, tha Vuçiq.

“Anëtarësimi i Serbisë në BE nuk ka qenë kurrë qëllimi i regjimit aktual”

Një nga arsyet pse Vuçiq nuk dëshiron të flasë me delegacionin e eurodeputetëve, koordinatorja e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian, Bojana Selakoviq, e sheh në faktin se, siç thotë ajo, anëtarësimi i Serbisë në BE nuk ka qenë kurrë qëllimi i autoriteteve aktuale në Beograd.

“Kur vijnë delegacione që nuk janë në favor të aktorëve me të cilët po flasin në Serbi, mund të jetë pak e pakëndshme. Qeveria serbe është ‘e ofenduar’ që nuk u hap Klasteri 3, sepse sipas kritereve të tyre, ata u përpoqën që Serbia të tregonte vullnet të mirë në mënyrë që të eliminonte kundërshtimet e atyre shteteve anëtare të BE-së që kanë pretenduar për tre vjet se Serbia nuk i ka përmbushur detyrimet e saj për të hapur Klasterin 3. Tani është treguar se cili është qëndrimi i vërtetë i autoriteteve politike në Serbi ndaj BE-së. Është konfirmuar se autoritetet aktuale në Beograd nuk e kanë pasur kurrë si qëllim anëtarësimin e Serbisë në BE. Është padyshim e qartë se ata që udhëheqin Serbinë ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar se cilën rrugë duhet të ndjekë Serbia, drejt BE-së, Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo Rusisë”, tha Selakoviq për Beta.

Analisti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Mirko Dautoviq, gjithashtu dyshon se qeveria në Serbi dëshiron sinqerisht anëtarësimin në BE, i cili thotë se këto deklarata të presidentit serb, të kujtojnë ngjarjen e vitit të kaluar në Kombet e Bashkuara, kur Serbia votoi për një rezolutë që dënonte Rusinë.

“Pas kësaj, Vuçiq pretendoi se kishte një gabim dhe një “konfuzion në votim” - “është qesharake për mua”. Në këtë mënyrë, në praktikë ai iu afrua BE-së, ndërsa në diskursin publik vazhdoi të paraqiste veten si një udhëheqës pro-rus dhe sovranist. Dhe situata aktuale mund të interpretohet si një manovër e ngjashme. Mbetet për t’u parë nëse Vuçiq do të përpiqet të ruajë pamjen e bashkëpunimit, ndërsa zyrtarët e tij bashkëpunojnë me BE-në, apo nëse ai vërtet do të tërhiqet dhe do të refuzojë çdo lloj bashkëpunimi me këtë vizitë”, tha ai.

“Vuçiq iu drejtua praktikës së vendosur politike - shmangies”

Kur bëhet fjalë për pasojat për procesin e pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, Dautoviq thotë se varet nëse besohet vërtet se qeveria aktuale në Serbi dëshiron sinqerisht anëtarësimin në BE, por ai thekson se personalisht dyshon në këtë.

“SNS dhe Aleksandar Vuçiq mbijetojnë duke ruajtur një ekuilibër të kalibruar me kujdes midis forcave progresive dhe tradicionale. Diçka gjithmonë jep, por kurrë mjaftueshëm. Bashkimi Evropian ka qenë i vetëdijshëm për këtë strategji për vite me radhë dhe e ka toleruar atë në një farë mase: preferoi të mbyllte sytë ndaj qeverisë, e cila mbetet në gjysmë të rrugës, por ruan kontrollin, sesa të rrezikonte një konflikt midis dy fraksioneve të radikalizuara dhe kundërshtare në një shtet të paqëndrueshëm”, shpjegon Dautoviq, duke shtuar se kjo formulë funksionoi deri në vitin 2022.



Lexoni të gjitha në Bota Sot