Hidhet shorti për Copa del Rey, Barcelona do të përballet me Albaceten që e eliminoi Realin

- Bota Sot

Hidhet shorti për Copa del Rey, Barcelona do të përballet me Albaceten që e eliminoi Realin

Copa del Rey hyn në fazën e saj vendimtare pas hedhjes së shortit për çerekfinalet, ku janë përcaktuar katër përballje mjaft interesante.

Ndeshjet Albacete – Barcelona, Alaves – Real Sociedad, Valencia – Athletic Bilbao dhe Real Betis – Atletico Madrid do të zhvillohen më 3, 4 dhe 5 shkurt, ndërsa Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) pritet të konfirmojë së shpejti datat dhe oraret përfundimtare.

Përballja mes Albacetes dhe Barcelonës do të jetë hera e parë që këto dy skuadra takohen ndonjëherë në Copa del Rey.

Albacete vjen në këtë fazë pas eliminimit befasues të Real Madridit, ndërsa Barcelona synon të vazhdojë rrugën drejt trofeut. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot