Xherdan Shaqiri shpallet Sportisti i Vitit 2025 në Bazel

- Bota Sot

Xherdan Shaqiri shpallet Sportisti i Vitit 2025 në Bazel

Futbollisti me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është vlerësuar me çmimin “Sportisti i Vitit 2025 i Bazelit”, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Basler Sport-Champions 2025”, e mbajtur të hënën në St. Jakobshalle.

Sipas njoftimit të FC Basel 1893, Shaqiri u nderua për rolin e tij si kapiten dhe figurë qendrore e ekipit kampion, si dhe si lojtar nga rajoni.

Përveç vlerësimit individual për Shaqirin, edhe skuadra kampione e FC Basel 1893 u shpall “Ekipi i Vitit 2025 i Bazelit”.

Klubi zviceran bëri të ditur se ky ishte një sukses i dyfishtë për FC Basel 1893 në këtë ceremoni vjetore sportive. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot