Dikur pjesë e Prishtinës, tani në Haraçinë

- Bota Sot

Dikur pjesë e Prishtinës, tani në Haraçinë

Shkëndija e Haraçinës prezantoi një “mega” përforcim, vjen sulmuesi i njohur nga Liga e Parë!

Shkëndija ka bërë goditjen e radhës në afatin kalimtar.

Klubi nga Haraçina prezanton sulmuesin me përvojë të madhe, Alen Jasharoski, i cili menjëherë do të vendoset nën urdhrat e trajnerit Ljupco Markoski. 

“KF Shkëndija Haraçinë ka kënaqësinë të njoftojë se Alen Jasharoski është përforcimi më i ri i skuadrës sonë.

Sulmuesi me përvojë të madhe vesh zyrtarisht fanellën kuqezi, duke iu bashkuar projektit dhe objektivave të klubit për vazhdimësinë e sezonit.

Jasharoski vjen nga FK Sileks, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e klubeve si Voska Sport, KF Shkupi dhe KF Prishtina, duke grumbulluar eksperiencë të vlefshme në nivele të ndryshme të garave”, njofton KF Shkëndija Haraçinë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot