Duele mjaft delikate

- Bota Sot

Duele mjaft delikate

Kategoria e Parë do të luajë në fundjavë ndeshjet e javës së 19-të të kampionatit.

Duele mjaft delikate janë në program, ku kjo javë rezervon edhe përballje mes ekipeve me objektiva të njëjta.

Kështu të shtunë janë në program 5 sfida që do të luhen në orën 13:30.

Luftëtari pret Kukësin në duelin e mbijetesës mes tyre, ndërsa Skënderbeu do të luajë në transfertë ndaj Besës.

Gjithashtu do të sfidohen edhe Burreli – Laçi, Kastrioti – Pogradeci dhe Korabi 0 Iliria.

Ndërkohë ditën e dielë do të zhvillohet ndeshja e fundit e kësaj jave. Apolonia do të presë në shtëpi Lushnjen, me sfidën që do të startojë në orën 13:30.



Lexoni të gjitha në Bota Sot