Arianit Sllamniku është arrestuar sot pas raportimeve se mashtroi disa qytetarë për shërimin autizmit tek fëmijët. Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Arben Kadriu i cili thotë se Sllamniku është ndaluar për 48 orë.
Ndërsa, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët kanë marrë shërbime nga Arianti Sllamniku të paraqiten te njësiti i hetimeve rajonale në Gjilan.
“Policia e Gjilanit fton të gjithë qytetarët që kanë marrë shërbime shëndetësore ose konsultime nga personi i përmendur dhe që mendojnë se mund të jenë dëmtuar, qoftë materialisht ose shëndetësisht, të paraqiten në ambientet e Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan për intervistim. Qytetarët e bashkëpunueshëm do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Policia siguron që çdo informacion i dhënë do të trajtohet konfidencialisht dhe do të kontribuojë në procesin hetimor në përputhje me ligjin”, thuhet në thirrjen e policisë.
Sllamniku pretendohet se duke mos qenë mjek ka pretenduar me ilaçe për shërimin e autizmit tek fëmijët.