Lojtari danez shënon dy gola, ferr i Manchester Cityt

- Bota Sot

Lojtari danez shënon dy gola, ferr i Manchester Cityt

Futbollisti nga Danimarka, Kasper Hogh, padyshim se do të mbajë gjatë në kujtesën e tij mbrëmjen e sotme në Bodo, ku shënoi dy gola në fitoren spektakolare të Bodo/Glimt me rezultat 3:1 ndaj Manchester Cityt, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League.

Bodo/Glimt shijoi fitoren e parë, një fitore për mbamendje ndaj një gjigantit evropian.

Futbollisti Kasper Hogh ka shënuar në minutën e 22-të e 24-tën dhe Jens Hauge në minutën e 58-të për epërsinë 3:0.

Në minutën e 68-të Cherki ngushtoi humbjen në 3:1. 

Pas dy minutave (62’) Rodri i Cityt u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve, Bodo/Glimt ngritet në vend të 26-të me 6 pikë e City e mban vendin e katërt me 13 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot