Interi hedh sytë nga Anglia

- Bota Sot

Interi hedh sytë nga Anglia

Interi hedh sytë nga Anglia për të zgjidhur problemet e portës, ku Jan Zomer shihet shpesh si një futbollist i cili nuk jep garanci dhe në fund të sezonit pritet t’u japë lamtumirën zikaltërve.

Sipas “Sky Sport”, një emër që tërheq shumë zikaltrit, është Damian Emiliano Martinez Romero, i njohur nga të gjithë si Dibu, personazhi karizmatik i përfaqësueses së Argjentinës.

Portieri i cili ka shpërthyer në vitet e fundit me fanellën e Aston Vilës, është bërë protagonist me pritjet, por edhe sjelljen e tij të pazakontë.

Megjithatë, duket se kjo nuk e shqetëson Interin, i cili mendon se mund të kontrollojë lojtarin që është shpeshherë objekt polemikash dhe shumë provokues ndaj kundërshtarëve. Ndaj Auzilio po tenton afrimin e tij, duke hedhur që tani piketat, për ta finalizuar gjithçka në verë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot