Perez heziton për mesfushorin

- Bota Sot

Perez heziton për mesfushorin

Mesfushori i Al Hilal, Ruben Neves, ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Real Madrid gjatë merkatos së janarit.

Përfaqësuesit e futbollistit 28-vjeçar kanë njoftuar drejtuesit e klubit madrilen për vullnetin e lojtarit, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme.

Edhe pse stafi teknik i drejtuar nga Alvaro Arbeloa e sheh të nevojshme përforcimin e mesfushës, bordi drejtues ka shfaqur hezitime.

Presidenti Florentino Perez dhe bashkëpunëtorët e tij thuhet se kanë dyshime mbi përshtatshmërinë e portugezit me kërkesat e larta të “Santiago Bernabeu”.

Klubi mbretëror po kalon një periudhë delikate pas eliminimit nga Kupa e Mbretit dhe po vlerëson me kujdes çdo lëvizje në merkato. Aktualisht, bisedimet nuk kanë avancuar për shkak të këtyre pasigurive nga ana e drejtuesve të Realit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot