Gabriel Jesus: Si fëmijë e kam shikuar Serie-n A

- Bota Sot

Gabriel Jesus: Si fëmijë e kam shikuar Serie-n A

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore 1:3 ndaj Interit, në ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League.

Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus, i shënoi dy gola ndaj ekipit italian.

Pas ndeshjes, ai tha se kishte ëndërr të luante kundër Interit dhe t’i shënonte gol.

“Si fëmiijë e kam ndjekur gjithmonë Serie-n A-n.

Ëndërroja të luaja ndaj Interit dhe të shënosh gol dhe të fitosh ndaj një prej ekipeve më të mira në Europë, është një ndejnjë e mrekullueshme”, u shpreh Gabriel Jesus.

Kujtojmë se Arsenali vazhdon me rekord pozitiv në Ligën e Kampionëve. Ku në shtatë ndeshje, ka fituar të gjitha..



Lexoni të gjitha në Bota Sot