KF Tefik Çanga ka synime që të arrijë rezultate sa më të mira në pjesën pranverore në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Janë përforcuar me futbollistin Laurent Biba.
KF Tefik Çanga renditet në vend të 9-të me 26 pikë në pjesën vjeshtore.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me lojtarin Laurent Biba.
Biba nuk është një emër i panjohur për ne – ai rikthehet në shtëpinë e tij, aty ku më parë shkëlqeu me skuadrën tonë në Ligën e Dytë, me plot klas.
Aftësitë me topin, vizionin për lojën dhe inteligjencën taktike e bëjnë Laurentin një armë shtesë të rëndësishme në mesin e fushës”, njofton KF Tefik Çanga..