Arbeloa pas triumfit të Realit në Champions: Përqafim i zjarrtë me Viniciusin?

- Bota Sot

Arbeloa pas triumfit të Realit në Champions: Përqafim i zjarrtë me Viniciusin?

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa nuk e fshehu gëzimin jo vetëm për fitoren, por edhe për performncën e shkëlqyer të Viniciusit dhe Bellingamit ndaj Monakos.

“Mastantuono pati një lojë shumë të mirë, bëri një punë të shkëlqyer, ashtu si edhe Arda, Vini dhe Kilië, të cilët janë lojtarë që bëjnë diferencën.

Dhe Xhud. Sot ishte dita e të gjithëve. Ne po theksojmë vërtet se mbështesim njëri-tjetrin, se jemi një ekip që udhëton së bashku dhe jam shumë i lumtur për të gjithë ata, ishte një natë për t’u shijuar.

“Çfarë do të thotë përqafimi që Vini iu dha?

“Më shumë sesa më përqafoi mua, ai përqafoi Real Madridin, është një përqafim për tifozët.

Të gjithë janë shumë të lumtur për këtë ribashkim dhe këtë lidhje, dhe tifozët janë të emocionuar, gjë që duam.

Vini ka nevojë për Bernabeun, mendoj se ai e ka shijuar shumë të qenit atje dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot