Shqiptari dhuron "show" në Arabinë Saudite

- Bota Sot

Shqiptari dhuron "show" në Arabinë Saudite

Erald Çinari është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Al Jabalain fitoi në shtëpi përballë Al Batin.

Sfida e vlefshme për javën e 18-të të Ligës së Parë në Arabinë Saudite, përfundoi 4:1.

Sulmuesi shkodran ishte ai që shënoi golin e parë për të tijët.

Çinari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 59-të, i cili ishte i barazimit në ato moment,e duke i hapur rrugën përmbysjes.

Kështu, 29-vjeçari shkon në kuotën e 5 golave me fanellën e arabëve.

Gjithashtu, ai ka dhuruar edhe 1 asist.



Lexoni të gjitha në Bota Sot