Nga Superliga në futbollin anglez, sulmuesi shqiptar gati të firmos me klubin e madh

- Bota Sot

Nga Superliga në futbollin anglez, sulmuesi shqiptar gati të firmos me klubin e madh

I dalë nga akademia e Sionit në Superligën e Zvicrës (moshat), sulmuesi me origjinë shqiptare Lorent Tolaj po bën “zhurmë” në Ligën e Tretë për nga rëndësia në futbollin anglez (League One) me Plymouth.

24-vjeçari e ka gjetur golin në 12 raste përgjatë 23 paraqitjeve në kampionat, shto edhe 4 asistime, formë mbresëlënëse. 
Sipas raportimeve të fundit nga Skocia , “rekordmenët” e Celtic po e ndjek nga afër Tolajn.

Më tej, thuhet se Celtic janë të gatshëm të ofrojnë deri në 5 milionë funtesh për shërbimet e shqiptarit. 

Edhe pse është 24 vjeç, Tolaj ka luajtur deri në U-19 te Zvicra, çka do të thotë se nëse ai vijon të rris “kurbën” e formës, mund të marr ftesë nga Shqipëria apo Kosova, kjo për shkak të prejardhjes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot