Vlonjatët “blindojnë” mbrojtjen dhe mesfushën

- Bota Sot

Vlonjatët “blindojnë” mbrojtjen dhe mesfushën

Klubi i Flamurtarit ka përforcuar edhe më shumë repartin e mbrojtjes dhe mesfushës, me 2 afrimet më të reja në skuadër.

Për merkaton e janarit, klubi i ka siguruar vetes shërbimet e qendërmbrojtësit, Momcilo Raso. Ky i fundit vjen me një eksperiencë ndërkombëtare, pasi ka luajtur edhe për ekipin U21 të Malit të Zi.

Ndërsa afrimi i dytë është mesfushori ofensiv Leo Melo, i cili më parë ka luajtur edhe për ekipin e Egnatias dhe Elbasanit ku ka dalluar për energjinë e tij në fushë.

Zyrtarizimi i dy futbollistëve më të rinj, klubi i Flamurtarit e ka bërë me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.  Postimi me dy fotot e futbollistëve, është shoqëruar edhe me shkrimin: Mirë se erdhët në familje!



Lexoni të gjitha në Bota Sot