Gazetari i njohur anglez habit për Granit Xhakën, e lidh një detaj me vitin 1982

- Bota Sot

Gazetari i njohur anglez habit për Granit Xhakën, e lidh një detaj me vitin 1982

Granit Xhaka është emri më i përfolur në Angli.

Kapiteni i Sunderlandit po shihet si motori kryesor i rezultateve të lakmueshme të ekipit në Premier League.

Mesfushori nga Kosova po vlerësohet kudo për ndikimin e tij në lojë dhe në dhomat e zhveshjes, ndërsa kësaj radhe lavdërimet kanë ardhur nga gazetari i njohur anglez, Ian Murtagh.

Xhaka deri më tani është paraqitur në të gjitha ndeshjet e Premier League (22 ndeshje), duke kontribuar me pesë asistime dhe me një rol kyç në balancën e ekipit. 

Sunderlandi, falë stabilitetit dhe lidershipit të tij, gjendet në një pozitë shumë të mirë në tabelë – vendin e nëntë me 33 pikë të grumbulluara.

Gazetari Ian Murtagh për BBC ka thënë se prania e mesfushorit në teshatore dhe në fushë, ka ndikuar në rezultatet e Sunderlandit.

“Ai është transferimi më me ndikim në verilindje që nga Kevin Keegan te Newcastle në vitin 1982”, tha Murtagh.

“Nuk po them domosdoshmërish më i miri, por për sa i përket ndikimit, rritjes së standardeve, komunikimit me shokët e ekipit, mendoj se ka ngjashmëri të madhe midis të dyve – edhe pse kanë 40 vjet diferencë”, tha ai.

Sunderlandi synon të jetë në mesin e skuadrave më të mira në fund të kampionatit, të paktën të sigurojë një vend në garat evropiane.



Lexoni të gjitha në Bota Sot