Tifozët “kryqëzojnë” Brahim Diaz për penalltinë e humbur në finale

- Bota Sot

Tifozët “kryqëzojnë” Brahim Diaz për penalltinë e humbur në finale

Futbollisti i Real Madridit, Brahim Diaz pati mundësinë e artë ti dhuronte Marokut, Kupën e Afrikës pas 50 viteve pritje.

Por në momentin që ai duhej të tregohej i saktë gaboi me penalltinë, e realizuar në stilin “panenka” duke katranosur gjithçka.

Shumë adhurues futbolli besojnë se Diaz e ka humbur qëllimisht penalltinë kundër Senegalit në finale dhe një video tjetër është bërë virale gjatë atij momenti.

Mesfushori i Senegalit, Idrisa Gueje është kapur nga kamerat duke u shpresur se: “Nuk është gol… do të humbasë”. Dhe pastaj futbollisti shpërthen në të qeshur. E gjithë kjo skenë ka ndodhur teksa Brahim po bëhej gati të godiste penalltinë.

Në rrjetet sociale shkruhet se kjo është një tjetër provë më shumë se ai e humbi qëllimisht penalltinë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot