Pepe zbulon detajin interesant që nga koha te Reali

- Bota Sot

Pepe zbulon detajin interesant që nga koha te Reali

Pepe dhe Kristiano Ronaldo janë dy miq shumë të mirë, jo vetëm për shkak se luajtën bashkë për shumë vite te kombëtarja e Portugalisë.

 Ata ndanë për 10 vite edhe dhomat e zhveshjes te Real Madridi, duke e forcuar marrëdhënien mes tyre. 

Së fundmi, mbrojtësi tashmë i tërhequr nga futbolli ka zbuluar një detaj interesant që lidhet pikërisht me CR7-ën.

“Ronaldo më ofroi një pjesë të pagës së tij për të qëndruar në Madrid. Mbaj mend që njëherë mora një goditje në kokë nga Iker Kasijas dhe më duhej të shkoja në spital.

Kur u zgjova, nuk e kisha idenë se çfarë kishte ndodhur dhe pashë Kristiano Ronaldon të qëndronte atje gjithë natën me gruan dhe fëmijët e mi”, tha ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot