Tirana e pret ndryshe Flamurtarin në fundjavë

- Bota Sot

Tirana e pret ndryshe Flamurtarin në fundjavë

Një nga përballjet direkte të javës së 21-të të Abissnet Superiore është ajo mes Tiranës dhe Flamurtarit, që do të transmetohet direkt në RTSH. Një sfidë shumë e rëndësishme sa i takon mbijetesës për dy skuadrat, që synojnë fitoren e parë sezonale ndaj njëra tjetrës.

Dy ndeshjet e para të kampionatit mes bardhebluve dhe vlonjatëve kanë përfunduar me të njëjtin rezultat, 1-1. Këtë herë në fakt situata ndryshon.

Të dyja skuadrat kanë marrë rezultate pozitive së fundi, sidomos Tirana, që në fakt ka më shumë presion, sepse 3 pikët i ka jetike.

Nëse mundin Flamurtarin të shtunën, kryeqytetasit i afrohen këtij rivali direkt në 1 pikë. Vlonjatët mund të kënaqen edhe me një pikë, duke qenë se me barazim e mbajnë prapa Tiranën.

Aktualisht skuadra e Morieros ka dalë nga zona e ftohtë dhe vjen me moral më të lartë në këtë sfidë.

Por Tirana është krejtësisht ndryshe nga dy përballjet e para me Flamurtarin.

Grupi i lojtarëve ka ndryshuar shumë dhe me atë që ka treguar në 2 ndeshjet e para të 2026-ës, kuptohet që ka më shumë cilësi në skuadër. Veçanërisht në sulm, ku Xhixha dhe Ernest i janë bashkuar Tabeku dhe e kanë rritur ndjeshëm forcën e Tiranës.

Gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje, e sigurt është se këtë herë Tirana dhe Flamurtari vijnë me skuadra më të mira se në gjysmën e parë të kampionatit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot