Kukësi është ekipi më i rrezikuar

- Bota Sot

Kukësi është ekipi më i rrezikuar

Kukësi është ekipi më i rrezikuar për të rënë në Kategorinë e Dytë.

Kjo pasi verilindorët aktualisht janë të fundit në tabelën e klasifikimit me vetqm 9 pikë pas 18 ndeshjesh.

Klubi po përjeton momentet më të errëta në historinë e tij dhe tashmë mësohet se për të nxjerrë ekipin nga “balta” do të vendoset një drejtor i përgjithshëm.

Bëhet fjalë për Fundim Dollakun, i cili në të kaluarën ka qenë anëtar i shoqatës së KF Erzenit.

Drejtori pritet të zyrtarizohet ditën e sotme nga verilindorët, ku më pas do të nisë menjëherë puna për përforcimin e skuadrës. Gjithçka duhet të fillojë nga trajneri, pasi janë pa një timonier që prej largimit tq Bledar Devollit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot