Legjenda sllovene e ish - lojtari i Fortunës së Dusselddorfit i bashkohet FC Kosovës si ndihmëstrajner

- Bota Sot

Legjenda sllovene e ish - lojtari i Fortunës së Dusselddorfit i bashkohet FC Kosovës si ndihmëstrajner

FC Kosova Dusseldorf vazhdon të jetë shumë aktive në javët e para të vitit të ri. Krahas afrimeve në skuadër, klubi i Landesligës (niveli i gjashtë i futbollit gjerman) ka përforcuar edhe stafin teknik.

Pak ditë më parë, klubi prezantoi Joshua Sumbunu si përforcimin e katërt për pjesën e dytë të sezonit, ndërsa tani ka zyrtarizuar edhe një emër të madh në pankinë, Rudi Isteniç.

Rikthehet Sumbunu 

Futbollisti 32-vjeçar, i cili mund të luajë si në mbrojtje ashtu edhe në mesfushë, rikthehet te FC Kosova pas një mungese prej një viti e gjysmë. Pas promovimit të klubit në Landesligë, ai kishte kaluar te 1. FC Monheim (Oberliga), për të vazhduar më pas te Turu 80. Megjithatë, aventura e tij e fundit nuk zgjati shumë.

Sumbunu është bërë mjaft i kërkuar edhe në Baller League, ligë amatore rajonale, ku aktivizohen shumë emra të njohur. FC Kosova e ka pranuar këtë “jetë të dyfishtë” të lojtarit, ashtu si edhe me Fatlum Ahmetin apo Mohamed Karma.

“Joshua e njeh klubin dhe ambientin, ndërsa ne e dimë çfarë të presim prej tij. Ai është një përforcim i madh për ne”, u shpreh trajneri Ibo Cöl.

Rudi Istenic – emër i madh në stafin teknik 

Ndërkohë, stafi teknik i FC Kosova Düsseldorf është pasuruar me një emër shumë të njohur: Rudi Isteniç. Ish-reprezentuesi i Sllovenisë do të jetë ndihmëstrajner për pjesën e dytë të sezonit.

“Na pëlqen të punojmë në grupe të vogla, prandaj kërkuam edhe një ndihmëstrajner shtesë për të kompletuar stafin bashkë me Günter Dembski dhe Sascha Berdicchia”, shpjegoi Cöl.

Kontakti me Rudi Isteniç u realizua përmes një sponsori dhe anëtari të bordit të klubit.

“Bisedat shkuan shumë mirë dhe nga ana sportive nuk ka asnjë dilemë.

Të gjithë mund të përfitojmë nga përvoja e tij”, theksoi trajneri i FC Kosova.

Karrierë e pasur ë 55-vjeçarit Rudi Isteniç i cili ka zhvilluar mbi 100 ndeshje në Bundesligën I dhe të Dytë me Fortuna Düsseldorf. Si trajner, ai ka drejtuar deri sezonin e kaluar ekipin Rheinëacht Stürzelberg, ku ende aktivizohet djali i tij, Alexander.

Përveç angazhimit me FC Kosova Dusseldorf, Istenic do të vazhdojë punën edhe si trajner i grupmoshës U14 të SG Unterrath, që garon në Rhein-Ruhr-Liga.



Lexoni të gjitha në Bota Sot