Lufta mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit vazhdon.
Së fundmi, “showgirl” argjentinas kishte lënë të kuptohej për një rifillim kontakti me ish-bashkëshortin dhe, duke publikuar foto nga viti 2016, kishte deklaruar:
“Do të jemi gjithmonë një familje”. Në një emision televiziv shtoi: “Kur mundemi, flasim. I them çfarë mendoj. Me kalimin e kohës do të ndodhë si me Max”.
Reagimi i Icardit ishte i menjëhershëm dhe shumë i ashpër. Sulmuesi i Galatasaray e mohoi gjithçka, duke shkruar:
“Deklaratat e kësaj gruaje janë të rreme. Është e habitshme që vazhdohet t’i besohet një personi mitoman”.
Në një mesazh të gjatë, ai foli për denoncime të rreme për dhunë, përjashtim nga shtëpitë e tij dhe largim të detyruar nga vajzat:
“I kërkoi drejtësisë që për 6 muaj të mos shihja vajzat”. Ai akuzoi Wandën për mosrespektim vendimesh gjyqësore, manipulim psikologjik dhe dëm ekonomik: “Më ka vjedhur 7 milionë euro”.
Përfundimi ishte i prerë: “Në jetën time është vetëm nëna e vajzave të mia. Kurrë më pjesë e familjes sime”.