Fundjava i përket talenteve U-11, 16 ekipe në lojë për një trofe

- Bota Sot

Fundjava i përket talenteve U-11, 16 ekipe në lojë për një trofe

Pas suksesit të turneut “Futsal Junior” për grupmoshën U-13, vëmendja do të zhvendoset te talentet më të vegjël.

Nesër dhe gjatë gjithë fundjavës, salla “Feti Borova” do të kthehet në arenën e radhës për ekipet U-11.

Turneu, i organizuar nga SHRF Tiranë në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve Rekreative dhe me mbështetjen e FSHF, aktivitet synon të promovojë futbollin e sallës, futbollin e moshave si dhe të inkurajojë pjesëmarrjen aktive të fëmijëve në futboll.

Në këtë turne do të marrin pjesë 16 ekipe, të ndara në katër grupe , ku fëmijët do të kenë mundësinë të shprehin aftësitë e tyre në një ambient të organizuar dhe profesional.

Grupi A: Triumph, Dinamo B, KF Klosi, Titans

Grupi B: Partizani A, Tekstil, Dajti, Rinia EL

Grupi C: Partizani B, Dinamo A, Ali Demi, East Park

Grupi D: Lions, Tirana, EMV Rinia, Don Bosko

Organizimi i turneve të tilla konfirmon fokusin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë në zhvillimin e futbollit bazë dhe ndërtimin e brezave të ardhshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot