De Laurentis kërkon interpretim të rregullores

- Bota Sot

De Laurentis kërkon interpretim të rregullores

Merkatoja e dimrit për Napolin është aktualisht e paralizuar për shkak të rregullave federale mbi indeksin e likuiditetit.

Klubi napolitan, megjithëse ka fonde të konsiderueshme në arkë, nuk mund të bëjë blerje pa realizuar më parë shitje, duke respektuar parimin e “saldo zero”.

Presidenti Aurelio De Laurentis ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të interpretimit të rregullave, duke argumentuar se likuiditeti real i klubit duhet të merret parasysh.

Çështja ka mbërritur në Këshillin Federal të FIGC-së.

Megjithatë, propozimi ka krijuar ndasi mes klubeve të mëdha.

Milani ka votuar kundër, ndërsa Interi dhe Juventusi janë pozicionuar me rezervë. Vendimi përfundimtar pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në balancat e sezonit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot