Teuta përmes njoftimit në rrjetet sociale, bën të ditur transferimin e sulmuesit shqiptar Aristidi Kolaj.
26-vjeçari ka një CV të pasur.
Ai ka dalë nga akademia e Como-s, për të vijuar te Sassuolo, Alessandria, Pescara, Crotone, ndërsa së fundmi ka djerësitur fanelën e Renate në Itali (Serie C).
Kolaj do të jetë opsion shtesë për trajnerin e durrsakëve Enkeleid Dobit gjatë pjesës së dytë të sezonit. Për informacion,
Kolaj ka luajtur me Shqipërinë U-21. Pas 20 javësh Superiore, Teuta mban pozitën e 6-të në tabelë me 26 pikë.