Yllza Maksuti kalon te Luboteni

- Bota Sot

Yllza Maksuti kalon te Luboteni

Reprezentuesja e Maqedonisë në futboll dhe një nga lojtaret më të mira në Maqedoni, Yllza Maksuti, është përforcimi më i fundit para betejës së ardhshme për titull.

Maksuti ka qenë golashënuesja më e mirë në kampionatin e Maqedonisë për disa vite tashmë, një përforcim i vërtetë në sulm me të cilin ZFK Luboten shpreson të shënojë shumë gola.

Pas një aventure të shkurtër në skuadrën e Gramshit nga Shqipëria, ajo është rikthyer në fanellën e Lubotenit.

Më parë futbollistja ka luajtur për ekipet e Unye Kadin Turkey dhe Ace United nga Struga.



Lexoni të gjitha në Bota Sot