Liverpooli shpenzoi mbi 500 milionë euro

- Bota Sot

Liverpooli shpenzoi mbi 500 milionë euro

Nuk pati histori në “Vélodrome”. Liverpooli zhvilloi një paraqitje dominuese dhe mundi Olympique Marseille me rezultatin e pastër 3-0, në ndeshjen e javës së shtatë të Champions League, duke shuar shpejt entuziazmin e tifozëve vendas për një mbrëmje europiane të paharrueshme.

“The Reds” u shfaqën superiorë në çdo aspekt: fizikisht më të fortë, teknikisht më të qartë dhe taktikisht më të organizuar, duke e kontrolluar takimin pa vështirësi.

Pas ndeshjes, trajneri Arne Slot u shpreh i kënaqur me reagimin e skuadrës, që u rikthye te fitorja pas katër barazimeve radhazi në të gjitha kompeticionet.

”Në 13 ndeshjet e fundit, nuk kemi qenë kurrë në disavantazh për më shumë se 54 minuta. Sot mund ta kishim mbyllur ndeshjen edhe më herët, por në përgjithësi, e meritonim plotësisht rezultatin”, theksoi Slot.

Në fund, trajneri pranoi se objektivi kryesor është shmangia e “play-off”-ve, duke përmendur edhe kufizimet e organikës, deklaratë që ka ngjallur debat për shkak të investimeve të mëdha të klubit në merkato.

Pas ndeshjes, trajneri Arne Slot u shpreh i kënaqur me reagimin e skuadrës, që u rikthye te fitorja pas katër barazimeve radhazi në të gjitha kompeticionet.

”Në 13 ndeshjet e fundit, nuk kemi qenë kurrë në disavantazh për më shumë se 54 minuta.

Sot mund ta kishim mbyllur ndeshjen edhe më herët, por në përgjithësi, e meritonim plotësisht rezultatin”, theksoi Slot.

Në fund, trajneri pranoi se objektivi kryesor është shmangia e “play-off”-ve, duke përmendur edhe kufizimet e organikës, deklaratë që ka ngjallur debat për shkak të investimeve të mëdha të klubit në merkato.



Lexoni të gjitha në Bota Sot