Barcelona pranë transferimit të talentit 18-vjeçar

- Bota Sot

Barcelona pranë transferimit të talentit 18-vjeçar

Barcelona raportohet se është pranë nënshkrimit me talentin holandez Juwensley Onstein.

Futbollisti 18-vjeçar pritet të largohet nga Genk para përfundimit të afatit kalimtar.

Sipas raportimeve të Matteo Moretto, Barcelona është afër një marrëveshjeje me klubin belg, ndërsa Onstein tashmë i ka dhënë dritën jeshile klubit katalanas.

Gazetari italian i merkatos thekson se Barcelona beson fuqishëm në talentin e tij dhe është e gatshme të ndërtojë një plan të personalizuar zhvillimi për Onstein brenda strukturave të akademisë së saj.

Më pak se 24 orë më parë, Moretto (përmes Sempre Milan) kishte raportuar se Onstein ishte pranë nënshkrimit me AC Milanin. Klubi italian synonte ta transferonte dhe ta aktivizonte në ekipin U-20. Megjithatë, ndonëse ishte arritur një marrëveshje, bisedimet tani kanë ngecur, me klubet që po shkëmbejnë dokumente.

Nuk është e qartë nëse “Rossonerët” janë ende në garë për firmën e tij.

I rritur te Vitesse Arnhem në Holandë, Onstein u transferua në akademinë e Ajaxit në vitin 2019 për shumën prej 12 mijë eurosh. Dy vite më parë, si 16-vjeçar, ai u largua për të luajtur te Genk në Belgjikë.

Në nivel ndërkombëtar, Onstein ka qenë pjesë e përfaqësueses U-16, ndërsa gjatë dy viteve të fundit ka regjistruar pesë paraqitje me Holandën U-18.

Onstein ka kontratë deri në verë, çka ka bërë që klubet e mëdha të fillojnë ta ndjekin nga afër. Ende pa debutuar me ekipin e parë të Genk, ai ka zhvilluar 20 ndeshje me ekipin filial të klubit. Me një gjatësi prej 188 cm, Onstein luan si mbrojtës qendror i majtë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot