Abraham rikthehet në Premier League

- Bota Sot

Abraham rikthehet në Premier League

Sulmuesi i njohur anglez, Tammy Abraham është rikthyer në futbollin anglez.

Abraham ka arritur marrëveshje me Aston Villan, kështu raporton gazetari Fabrizio Romano.

Ish-lojtari i Chelseat kishte firmosur me Besiktasin nga Roma për 13 milionë euro.

Kurse skuadra e “Villa Park” do të paguajë 21 milionë euro, plus Yasin Ozcanin.

28-vjeçari shënoi shtatë gola dhe bëri një asist në 18 ndeshje në Superligën e Turqisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot