Media zvicerane: Xherdan Shaqiri dhe Traore të padukshëm

- Bota Sot

Media zvicerane: Xherdan Shaqiri dhe Traore të padukshëm

Baseli, kampion në fuqi i Zvicrës, ka pësuar humbje me rezultat 3:1 në konak të Salzburgut, në takimin e xhiros së shtatë të Europa League në futboll.

Kapiteni Xherdan Shaqiri u paraqit 46 minuta dhe u zëvendësua, ndërsa Albian Ajeti e Dion Kacurri u futën nga minuta e 46-të.

Shaqiri u vlerësua me notë 3 nga media zvicerane ”Bluewin”, ndërsa Albian Ajeti me 4.5 e Dion Kacurri me 4. 

“Shaqiri dhe Traore të padukshëm!

Traore? Vetëm 4 nga 11 pasimet e tij gjetën shënjestrën e tyre. 

Xherdam Shaqiri? Ai dështoi të kishte ndikim në lojë dhe mbeti praktikisht i padukshëm në sulm. Nga një total prej 8 pasimesh, vetëm 5 gjetën shënjestrën e tyre

Albian Ajeti? 

Ai injektoi energji të re sulmit të FC Baselit pasi hyri në lojë në minutën e 46-të. Pas një ore, ai bën një vrapim të fortë, por goditja e tij me kokë fluturon mbi traversë.

Dion Kacuri? I futur në lojë në vend të Traores pas pushimit, ai bën një punë të mirë. 26 nga 29 pasimet e tij gjejnë shënjestrën e tyre, por as ai nuk arrin të ketë një ndikim vendimtar”, shkruan mes të tjera media zvicerane.



Lexoni të gjitha në Bota Sot