Lëvizje surprizë në merkato, Juventusi arrin akordin me sulmuesin 28-vjeçar

- Bota Sot

Lëvizje surprizë në merkato, Juventusi arrin akordin me sulmuesin 28-vjeçar

Një lajm surpriz vjen nga merkato. Juventus ka arritur një marrëveshje parimore me Fenerbahçe për 28-vjeçarin, Jusuf En Nesri. Akordi parashikon kalimin e sulmuesit maroken te bardhezinjtë në formën e huazimit me pagesë 5 milionë euro, me të drejtë blerjeje të fiksuar në 19 milionë euro, plus 3 milionë euro bonuse të mundshme.

Tani Juventusi pret po-në e lojtarit, i cili vjen nga finalja e Kupës së Afrikës të humbur ndaj Senegal. Atij i është ofruar një kontratë prej 5 milionë eurosh në sezon.

Paraditen e sotme ka pasur një takim mes drejtuesit bardhezi dhe vetë futbollistit për të mbyllur përfundimisht tratativën.

Lojtari i lindur në vitin 1997 ka kërkuar kohë për reflektim, pasi ka edhe oferta të tjera në tryezë, por në shtëpinë e Juventusit mbizotëron optimizëm i kujdesshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot