“Bindet” Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares vendos ti bashkohet ...

- Bota Sot

“Bindet” Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares vendos ti bashkohet ...

Kristjan Asllani vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe fundi i merkatos së janarit po vjen, e mesfushori ende nuk ka vendosur ku do të jetë e ardhmja e shqiptarit.

Qëndrimi te Torino dhe rikthimi te Interi janë të pamundura dhe largimi i liderit kuqezi duket larg Italisë.

Pavarësisht interesit të Parmës, Sassuolos apo Genoas në Serie A duket se nuk kanë bindur Asllanin, dhe ky i fundit me shumë gjasa duket drejt Turqisë. Lideri i Kombëtares mund të transferohet të Besiktas dhe destinacioni i ardhshëm i tij i ardhshëm mund të jetë Stambolli.

Ekipi turk dëshiron të përforcojë mesfushën dhe te shqiptari shikojnë cilësitë e duhura për ekipin për pjesën e mbetur të sezonit.

Siç dihet te Besiktas aktualisht luan edhe Milot Rashica, ndërsa pjesë e turqve në të kaluarën ka luajtur edhe Ernest Muçi. Gjithsesi në ditët e ardhshme mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të.



Lexoni të gjitha në Bota Sot