Kristian Shpendi lë gjurmë me Çezenën në Itali!
Çezena është tronditur në shtëpi, pasi Bari që ndodhet në zonën e ftohtë të Serisë B e ka mposhtur me rezultatin 1-2.
Të tre golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa Kristian Shpendi la shenjën e tij.
Bari kaloi i pari në avantazh. Reagimi më pas erdhi në minutën e 60-të, atëherë kur Shpendi asistoi për Ciervon.
Shpendi tashmë është në kuotën e tetë golave dhe tre asistimeve në kampionat. Te Çezena mbetet sulmuesi më rezultativ.