Drejtohej gishti nga Asllani, Torino merr vendimin për trajnerin pas turpërimit

- Bota Sot

Drejtohej gishti nga Asllani, Torino merr vendimin për trajnerin pas turpërimit

Klubi i Torinos është në kaos të plot pas humbjes së radhës në kampionat.

Ekipi u mund me shifrat turpëruese 6-0 nga Komo, një rezultat që shihet rrallë në Serinë A.

Më përpara në klub nxirreshin justifikime nga më të ndryshmet, teksa në të kaluarën nuk u kursyen duke bërë “kurban” shpesh Kristjan Asllanin për paraqitjet e tij, arsye pse ai do të largohet tashmë në janar nga ky ekip.

Por paraqitjet pa Asllanin kanë qenë njëlloj zhgënjyese dhe në bankën e të akuzuarve tani është vendosur trajneri Marko Baroni.

Megjithatë, pas humbjes, ai ka theksuar se kubi i ka dhënë besim të plotë për të vazhduar në drejtimin e ekipit.

"Nuk kam ndjerë kurrë kaq shumë besim, më takon mua të bëj timen. A kanë përsëritur besimin te unë?

Po”, u përgjigj sot trajneri pas ndeshjes, duke mbyllur për momentin diskutimet rreth një largimi të mundshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot