Pritje spektakolare e shqiptarit në Greqi

- Bota Sot

Pritje spektakolare e shqiptarit në Greqi

Mbrëmje magjike për portierin e Kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha, i cili u zgjodh lojtari i ndeshjes, në triumfin 0:1, që skuadra e AEK-ut regjistroi në transfertë ndaj Asteras Tripolis.

Portieri kuqezi rrëmbeu skenën në minutën 90+3.

Ai teksa me një pritje spektakolare, i mohoi golin e barazimit vendasve, të cilët nuk iu besuan syve.

Falë pritjes së Strakoshësh dhe golit të Joviç në minutën e 38-të, AEK-u arriti të rrëmbente përkohësisht krehun me 44 pikë në 18 javë, 2 më shumë se Olimpiakosi i vendit të dytë që ka një ndeshje më pak.



Lexoni të gjitha në Bota Sot