Ramadani titullar, Lecce shtatë ndeshje pa fitore

- Bota Sot

Ramadani titullar, Lecce shtatë ndeshje pa fitore

Lecce është në krizë të rezultateve. 

Shtatë ndeshje pa fitore, dy barazime e pesë humbje, thellojnë krizën e Lecces së futbollistit Ylber Ramadani.

Lecce para shikuesve të vet ndahet baras (0:0) me Lazion, në takimin e javës së 19-të të Serie A.

Në minutën e 39-të Ylber Ramadani gati shënoi, por fati sportiv ia ktheu shpinën.

“Ramadani lëshoi një gjuajtje të fuqishme që godet traversën me portierin Provedel të mposhtur”, shkruan media italiane “La Gazzetta dello Sport”.

Ramadani u paraqit titullar.

Lecce e zë vendin e 17-të me 18 pikë dhe Lazio është në të nëntin me 29 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot