Mbappe vendos fitoren e Realit në derbin e Spanjës

- Bota Sot

Mbappe vendos fitoren e Realit në derbin e Spanjës

Kylian Mbappe vendosi fitoren e madhe të Real Madridit në stadiumin “la Ceramica” në Villareal.

Real Madridi ngadhënjeu me rezultat 2:0 ndaj Villarealit, në takimin e javës së 21-të të Kampionatit të Spanjës. 

Fillimi i pjesës së dytë ishte fatal për “Nëndetësen e verdhë”.

Në minutën e 47-të, futbollisti Kylian Mbappe në një pozicion të vështirë, nga këndi i djathtë e nga afërsia realizoi për rezultatin 0:1.

Mbappe shënoi edhe një gol, kësaj here nga penalltia në minutën e 90+2.

Real Madridi kryeson me 51 pikë, ka dy më shumë se Barcelona por kjo e fundit ka një ndeshje më pak.

Villareali është në vend të katërt me 41 pikë të grumbulluara.



Lexoni të gjitha në Bota Sot