Van Dijk i pakënaqur me vendimet pas disfatës ndaj Bournemouthit

- Bota Sot

Van Dijk i pakënaqur me vendimet pas disfatës ndaj Bournemouthit

Virgil van Dijk ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj arbitrimit pas humbjes dramatike të Liverpoolit ndaj Bournemouthit, e cila u vendos me golin e minutës së 95-të.

Kapiteni i “Reds” beson se është penguar në zonë gjatë aksionit që çoi te goli vendimtar i Amine Adlit, por as gjyqtari dhe as VAR-i nuk e konsideruan faull. “U ndjeva i bllokuar, por vendimi ishte tjetër,” tha Van Dijk për Sky Sports.

Ndryshe mendon ish-lojtari i Liverpoolit, Jamie Redknapp, i cili theksoi se Van Dijk u pengua nga bashkëlojtari i tij, Curtis Jones, ndërsa lavdëroi reagimin e shpejtë të Adlit në zonë.

Edhe trajneri Arne Slot pati ankesa pas ndeshjes, duke vënë në pah kohën shtesë prej vetëm katër minutash në pjesën e dytë.

“Ishin shumë ndërprerje për kaq pak minuta shtesë,” u shpreh holandezi, duke pranuar se Liverpooli regjistroi një tjetër humbje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot