Ndihmohet KF Bashkimi nga Jabollçishti

- Bota Sot

Ndihmohet KF Bashkimi nga Jabollçishti

Kryetari i komunës së Çashkës, Suad Shaqiri, ka marrë një vendim për të ndihmuar KF Bashkimi nga Jabollçishti.

Së fundmi, Shaqiri, ka dhuruar fanella, çorape, veshje sportive dhe çanta për këtë klub që garon në Ligën e Tretë-Jug në Maqedoninë e Veriut.

Drejtues të KF Bashkimi kanë falënderuar kryetarin Shaqiri për mbështetjen e vazhdueshme.

“Klubi ynë shpreh falënderime të sinqerta për Kryetarin e Komunës së Çashkës, z. Suat Shaqiri, për donacionin”, thuhet nga klubi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot