Sqarohen rrethanat e tragjedisë së familjes së futbollistit

- Bota Sot

Sqarohen rrethanat e tragjedisë së familjes së futbollistit

Një ngjarje e rëndë ka goditur familjen e futbollistit të Tiranës, Fredy Alvarez, duke tronditur opinionin sportiv dhe publikun më gjerë.

Sipas informacioneve të konfirmuara, tragjedia ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 01:00 pas mesnate.

Vajza e mitur e futbollistit, teksa po ngjitej në krevatin dykatësh, ka rrëshqitur dhe ka pësuar një goditje fatale në kokë.

Ajo është transportuar me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit, por fatkeqësisht mjekët kanë konstatuar se kishte ndërruar jetë si pasojë e gjakderdhjes së brendshme.

Në momentin e ndodhjes së ngjarjes, Fredy Alvarez po përgatitej për ndeshjen e planifikuar për sot mes Tiranës dhe Flamurtarit.

Pas kësaj tragjedie, dy klubet, në mirëkuptim të plotë, vendosën shtyrjen e takimit për ditën e diel.

Sportmania shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Alvarez dhe qëndron pranë tyre në këtë moment të rëndë dhimbjeje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot