Thuram: Frikë ndaj Napolit?

- Bota Sot

Thuram: Frikë ndaj Napolit?

“Privilegji nuk është të jesh djali i Lilian Thuram, por të kesh një baba që më do shumë.” Fjalë të mrekullueshme nga mesfushori i Juventusit, Kefren Thuram, për “Gazzetta dello Sport”

.Lojtari francez foli për ndeshjen e sotme kundër Napolit, një ndeshje vendimtare për ringjalljen e ambicieve të ekipit të Luçiano Spaletit për Ligën e Kampioneve:

“Napoli është i fortë dhe ka një trajner të shkëlqyer. Babai im më tha që Konte kishte një personalitet të shkëlqyer edhe si lojtar.

Por ne jemi Juve, dhe këtu e vetmja gjë për të cilën po mendojmë është fitorja. Frika? Nuk mund ta kesh këtë në futboll.”

Ai u ndal edhe te thashethemet për transferimin e mundshëm gjatë verës te Interi:

“Nuk mund t’i ndjekësh të gjitha thashethemet, unë jam i lumtur te Juve dhe nuk do të shkoja kurrë te Interi.

Markus nuk do të vinte te Juvja sepse ka ekipin e tij. Ne luajmë së bashku për Francën dhe kaq mjafton”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot