Alan Kantero është një nga fansat më të zjarrtë të Lionel Messit.
Mesfushori argjentinas ka bërë tatuazh në këmbën e tij, momentin kur Messi ka puthur trofeun e Kupës së Botës në vitin 2022 në Katar.Mbrëmë ai luajti me Alianza Lima kundër Inter Majemit dhe mori fanellën e kampionit të Botës pas ndeshjes.
Ata madje ndanë një moment, duke u përqafuar me njëri-tjetrin.
Pas ndeshjes, Kantero ishte dukshëm i emocionuar.
“Ai është idhulli im.
Nuk e imagjinova kurrë se do të ndaja një moment me të.
Është një ëndërr. I thashë që e dua dhe ai është frymëzimi im”, tha ai.