Daja i “fut tmerrin” trajneri serb

- Bota Sot

Daja i “fut tmerrin” trajneri serb

Elbasani – Dinamo është një nga duelet më interesante të javës së 21-të të kampionatit. Takim ky që do të luhet në orën 16:30.

Në “Elbasan Arena” do të vihen përballë njëri –tjetrit Ivan Gvozdenoviq dhe Ilir Daja. Një përballje “strategësh” mes tyre, ku fitorja është mëse e detyrueshme për të dyja ekipet.

Dy trajnerët janë përballur mes tyre 6 herë në të kaluarën.

Nga këto duele, Daja ka arritur të dalë fitimtarë në 2 raste, ndërsa në vetëm 1 rast Gvozdenovic ka siguruar 3 pikët.

Ndërkohë në 3 duele të tjera mes tyre gjithçka është mbyllur në barazim.

Daja i “fut tmerrin” trajneri serb me këto statistika.

Nga ana tjetër tregojnë se përveç lojtarëve në fushën e lojës, edhe dy trajnerët do të luftojnë në stol për të përmirësuar ende më shumë statistikat e dueleve direkte mes tyre.

Pritet të shihet nëse Ilir Daja do të “thellojë” këtë diferencë apo trajneri serb do të përmirësojë statistikat.



Lexoni të gjitha në Bota Sot