Medin Memeti ishte sërish protagonist për Melburn Sitin në Australi.
Pas golit në javën e kaluar, të shtunën shënoi sërish dhe asistoi një tjetër gol.
Humbja për Melburn Sitin megjithatë ishte turpëruese. Makarthur i mposhti me rezultatin 6:2.
Memeti është sulmues dhe vetëm 18 vjeç. Aktualisht është pjesë e moshave të Australisë, megjithatë interesi nga Shqipëria nuk ka munguar.
Talenti shqiptar e nisi sezonin me vështirësi, për shkak të dëmtimeve.
Dy golat dhe asisti i fundit duke luajtur si sulmues i majtë, tregojnë se po kthehet në formën më të mirë si titullar.