Nuk ka fitues në derbin e Myzeqesë

- Bota Sot

Nuk ka fitues në derbin e Myzeqesë

Apolonia dhe Lushnja kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë së Parë.

Derbi i Myzeqesë nuk kishte fitues, duke u mbyllur me shifrat e barabarta 0-0.

Pavarësisht disa rasteve në të dy krahët, goli nuk u gjet nga asnjë ekip.

Kështu, fierakët dhe lushnjarët bënë “paqe”, duke marrë kështu një barazim pa gol dhe ndarë pikët.

Me 23 pikë, Apolonia shkon në vendin e 8-të të tabelës së renditjes.

Në krahun tjetër, me 3 pikë më pak, Lushnja mban vendin e 10-të..



Lexoni të gjitha në Bota Sot