Vedat Muriqi me Mallorca-n kokulur nga Madridi

- Bota Sot

Vedat Muriqi me Mallorca-n kokulur nga Madridi

Skuadra e Atletico Madridi ka shënuar fitore domethënëse me rezultat 3:0 ndaj Mallorca-s, në ndeshjen e javës së 21-të të Kampionatit të Spanjës.

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi me bashkëlojtarë dolën duarbosh nga stadiumi në Madrid.

Vendasit u treguan kockë e fortë për rivalin dhe ndalën tre pikë në luftë për kreun e tabelës.

Golat i realizuan Sorloth (22’), Lopez (75’ – autogol) e Almada (87’).

Atletico është në vend të tretë me 44 pikë e Mallorca në të 16-tin me 21 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot