Askush nuk e kupton pse shqiptarit ia anuluan golin e radhës në Turqi

- Bota Sot

Askush nuk e kupton pse shqiptarit ia anuluan golin e radhës në Turqi

Qazim Laçit iu anuluar një gol që u realizua në mënyrë perfekte prej tij.

Mesfushori i Kombëtares i dha avantazhin Rizesporit në minutën e 62-të.

Më pas erdhi ndërhyrja e VAR dhe sinjalizimi i gjyqtarit kryesor se goli duhej anuluar.

Laçi është kthyer në lojtar kyç për Rizesporin në Superligën turke.

Dhe pse rezultatet kanë qenë zhgënjyese, personalisht ka spikatur.

Mesfushori i Kombëtares numëron tre gola dhe një asistim nga pesë ndeshjet e luajtur më parë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot