Në fakt, në rrjetin e tij social “Facebook”, Ali Ramani ka postuar një fotografi me ish-bashkëlojtarët e tij dhe ish-futbollistët e mirënjohur të Bashkimit, Sami Rrahmani dhe Nuredin Fetahi.
Ata janë gjendur në stadiumin “Letzigrund” në Zurich, duke ndjekur derbin e kampionatit të Zvicrës, Zurich-Basel.
Është interesante se gjatë karrierës së tyre si lojtarë aktiv të tre kanë qenë sulmues, edhe atë mjaftë të rrezikshëm, madje kanë qenë lojtarë kryesorë të skuadrës së tyre të dikurshme, Bashkimi. Të tre kanë luajtur edhe për Kumanovën.
Ali Ramani, Sami Rrahmani dhe Nuredin Fetahi prej vitesh jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, duke vazhduar miqësinë e tyre.