Aston Villa vazhdon garën për titull në Premierligë, me një fitore të madhe të marrë në udhëtim te Newcastle.
Në ndeshjen e luajtur në “St. James’ Park”, Aston Villa ka fituar 2:0.
Emiliano Buendia dhe Ollie Watkins ishin golashënuesit për ekipin e drejtuar nga Unai Emery.
Buendia shënoi në minutën e 19-të të ndeshjes, për 1-0, me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.
Pas shumë tentimeve në pjesën e dytë, Newcastle e gjeti vetën në disavantazh prej dy golave kur Watkins shënoi me kokë në minutën e 88-të, duke ia shuar shpresat për një rikthim.
Me këtë fitore, Aston Villa shkon në kuotën e 46-të pikëve, katër më pak se Arsenali – që ka një ndeshje më pak – dhe aq pikë sa Manchester City në pozitën e dytë.
Ndërkohë, Newcastle mbetet në kuotën e 33 pikëve në vendin e nëntë në tabelë.